Kryetari

Alma Selami është një eksperte me mbi 20 vite përvojë në arsim dhe menaxhim projektesh, e angazhuar në zhvillimin e politikave arsimore dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional. Aktualisht, ajo ushtron detyrën e Kryetares së Këshillit të Qarkut Dibër, ku udhëheq projekte rajonale dhe bashkëpunon me autoritetet lokale për të nxitur zhvillimin e komunitetit.
Me një histori të gjatë në arsim, Selami ka shërbyer si Drejtoreshë e Shkollës Profesionale “Nazmi Rushiti”, duke sjellë një qasje inovative në arsimin profesional dhe përshtatjen e programeve sipas kërkesave të tregut të punës. Më herët, ka ushtruar detyrën e mësueses dhe më pas të drejtoreshës së Shkollës së Mesme Profesionale Dibër, duke kontribuar në rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional në rajon.
Në kuadër të zhvillimit profesional, ajo zotëron një Bachelor në Shkenca Politike dhe një Master në Shkenca Ekonomike nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës. Gjithashtu ajo ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimash nga institucione prestigjioze si Swisskontakt, GIZ Albania, Peace Corps, KulturKontakt Austria dhe Defence Academy of the United Kingdom, duke u specializuar në fusha si menaxhimi i projekteve, zhvillimi i burimeve njerëzore dhe udhëheqja institucionale dhe planifikimi strategjik.
Përveç angazhimeve të saj në nivel lokal, Alma Selami është anëtare e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qendrore dhe Vendore si dhe e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës, ku është pjesë e Komitetit Monitorues. Këto role e kanë bërë një zë të rëndësishëm në diskutimet mbi politikat e qeverisjes vendore dhe zhvillimin rajonal në Shqipëri dhe më gjerë.

Back to top button