Lajme

Zhvillohet mbledhja e rradhës së Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar si dhe Shërbimit Social

Në ambjentet e  Këshillit të Qarkut Dibër ditën e Hënë datë 16 dhjetor 2024 ora 10˚˚ u zhvillua mbledhja e rradhës së Këshillit Vendor të Arsimit Parauniversitar si dhe Shërbimit Social me rend dite:

*Krahasimi i treguesve statistikor mbi regjistrimet, pasojat e rënies së numrit të nxënësve, problematikat..

  •  Siguria në shkolla dhe ecuria mbi takimet këshilluese me prindërit me fokus kufizimin e përdorimit të rrjeteve sociale.
  • Gjendja e 3-mujorit të parë në shkolla shtator-nëntor 2024.
  • Sigurimi i lëndës djegëse për ngrohje.
  • Të dhëna statistikore për numrin e fëmijëve AK në institucione të specializuara dhe në institucionet arsimore të zakonshme (kopshte, shkolla 9-vjeç. dhe të mesme).
  • Të dhëna statistikore mbi regjistrimet në shkolla dhe kopshte etj.

*Çështjet Sociale

  •  Evidenca mbi fëmijet me aftësi të kufizuar ose aftësi ndryshe.
  • Njohja e grupit me Planin Social të Këshillit të Qarkut Dibër.
  • Informacion lidhur me numrin e familjeve në nevojë.
  • Familjet me fëmijët jetim.
  • Rastet e viktimave të dhunës në mardhënie familjare.
  • Problematikat për familjet dhe individët në nevojë.
  • Informacione të tjera që kanë lidhje me problematikat që Ju hasni  në  punën tuaj të përditshme.

             * Miratimi i rendit të ditës për mbledhjen e rradhës

Në takim morën pjesë përfaqësues të  Zyrave Vendore Arsimore, drejtuesit e zyrave përkatëse në Bashki që mbulojnë problemet e arsimit si dhe personalitete të arsimit nga katër Bashkitë e Qarkut, perfaqësues tëSherbimit Social në nivel vendor dhe rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button