KESHILLI
Këshilli i Qarkut Dibër është krijuar dhe funksionon si një organ përfaqësues i qarkut, sipas ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000, dhe ndryshimeve me ligjin nr. 9208, datë 18.03.2004. Ky këshill vepron në kuadër të qeverisjes vendore dhe shërbimit civil. Administrata e Këshillit të Qarkut funksionon sipas një strukture organizative të miratuar nga vetë Këshilli, me kompetenca dhe detyra të përcaktuara nga ligji.
Aktualisht, struktura e këtij institucioni është e bazuar në Vendimin nr. 3, datë 30.01.2015. Përpara kësaj, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 152/2013 për nëpunësin civil, struktura dhe niveli i pagave ishin përcaktuar nga Vendimi nr. 03, datë 14.02.2014.
Lista e Kryetarëve të Qarkut në vite:
- Qemal Shehu: 03.01.2001 – 31.12.2003
- Naim Gazidede: 21.01.2002 – 30.09.2015
- Hajri Laçi: 25.09.2015 – 20.09.2019
- Valentina Haliti: 18.09.2019 – 11.07.2023
- Alma Selami: 13.07.2023 – vazhdim
Koordinatori aktual i Këshillit të Qarkut Dibër është Dashuri Leka. Për komunikim, mund të kontaktohet në:
Email: diberregion@gmail.com
Tel: 0682445815