Kryetari

Dolores Mikli është profesioniste e arsimit, drejtuese dhe përfaqësuese publike, me përvojë në drejtimin institucional, administrimin dhe angazhimin në jetën publike.

Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Matematikë dhe Master i Shkencave në Mësuesi në Matematikë për Arsimin e Mesëm të Lartë pranë Universitetit të Tiranës, si dhe Masterin Ekzekutiv në “EU Membership and Accession Negotiations” , duke zgjeruar njohuritë në fushën e integrimit evropian dhe procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Formimin e saj profesional e ka plotësuar me programin e certifikimit të Shkollës së Drejtorëve për Arsimin Parauniversitar, duke konsoliduar kompetencat në drejtimin institucional, planifikimin strategjik dhe menaxhimin e burimeve njerëzore.

Ka rreth 10 vite përvojë profesionale si mësuese dhe drejtuese e institucioneve arsimore. Gjatë karrierës së saj është angazhuar në drejtimin dhe administrimin e institucioneve arsimore, koordinimin e stafit, bashkëpunimin me komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Gjithashtu, ka kontribuar në veprimtarinë akademike përmes punimeve të realizuara dhe të prezantuara në konferenca të ndryshme, duke trajtuar zhvillime dhe sfida bashkëkohore.

Në jetën publike dhe institucionale, ka shërbyer si anëtare e Këshillit Bashkiak Dibër dhe mban detyrën e Nënkryetares së Aleancës së Grave Këshilltare Dibër, duke u angazhuar në përfaqësimin e interesave të komunitetit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e grave në vendimmarrjen vendore.

Back to top button