Zv. Kryetari
Armand Gjini është një inxhinier gjeolog dhe hidrogjeolog me mbi 10 vite përvojë profesionale në fushën e gjeologjisë, ndërtimit dhe industrisë minerale. Ai ka një eksperiencë të larmishme që përfshin jo vetëm punën teknike, por edhe angazhimin në qeverisjen vendore, ku ka shërbyer si Nënkryetar Bashkie në Bashkinë Klos nga shtatori 2019 deri në qershor 2023. Përvoja e tij si inxhinier gjeolog përfshin bashkëpunime me kompani të njohura në industrinë minerare dhe ndërtimit, si “Shkalla” sh.p.k dhe “Selami” sh.p.k.
Armandi ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka marrë një Bachelor në Shkenca Toke dhe një Master Shkencor në Inxhinieri Gjeologjike dhe Hidrogjeologji. Përveç kualifikimeve teknike, ai zotëron aftësi në menaxhimin e projekteve, vendimmarrjen dhe zgjidhjen e problemeve komplekse. Gjithashtu, ai ka certifikime në laborantin e materialeve të ndërtimit, Microsoft 365, AutoCAD, Civil3D, ArcMap dhe GIS, si dhe për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Interesat e tij personale përfshijnë ambjentalizmin, aktivizmin social, hiking dhe zhytjen, duke reflektuar një angazhim të tij në çështjet e mjedisit dhe aktivitetet në natyrë.